“Diaspora do të na përgjigjet pozitivisht”, mbledhja e Asamblesë, Spiropali: Vetëm PS mund ta çojë Shqipërinë përpara!

Shqipëria

“Diaspora do të na përgjigjet pozitivisht”, mbledhja e Asamblesë, Spiropali: Vetëm PS mund ta çojë Shqipërinë përpara!

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 17:35
Elisa Spiropali

Partia Socialiste ka “ndezur motorët” për fushatën e zgjedhjeve 2025.

Këtë pasdite kryebashkiaku Erion Veliaj, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ishin në Vorë, në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Si drejtuese politike e qarkut të Tiranës, Elisa Spiropali tha se nuk ka asnjë parti tjetër përveçse PS që t’u ngjallë besim shqiptarëve për ta votuar dhe besuar rrugëtimin e vendit.

“Shqipëria sot nuk ka krahasim me atë që ishte dje, kjo dhe për faktin e punëve që kemi bërë por edhe sepse shoqëria ka ecur. Ka shumë punë të tjera, por ashtu si i bën PS punët nuk mund t’i bëjë asnjë forcë tjetër politike.

Ne Shqipërisë i kemi ngritur kokën, dhe duam që ta çojmë në BE brenda 2030. Duhet të vazhdojmë përpara me Edi Ramën dhe PS që të bëjmë dhe ato që na kanë mbetur pa bërë. Pensionistët duhet të marrin një pension të denjë. Diaspora do të na përgjigjet pozitivisht për atë që kemi bërë dhe do të bëjmë në të ardhmen”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat