Nga nëntoka shqiptare u nxorën gati 900 mijë tonë gjatë 2023

Shqipëria

Nga nëntoka shqiptare u nxorën gati 900 mijë tonë gjatë 2023

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 20:35
Ilustrim

Nga nëntoka shqiptare vitin e shkuar u nxorën gati 900 mijë tonë naftë.

Kjo sasi do të ishte e mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat e vendit, por ajo shkoi në eksport për shkak se nuk kemi më rafineri.

Rrjedhimisht qytetarët po përballen me çmime të larta.

Vitin e shkuar nga nëntoka shqiptare u nxorën mbi 891 mijë tonë naftë bruto. Në raport me 2022-shin, sasia e naftës së prodhuar në vend ka mbetur thuajse e njëjtë, ndërsa është zgjeruar me rreth 200 mijë  tonë krahasuar me 2021-shin.

Të dhënat nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave tregojnë për të plotësuar të gjitha nevojat, vitin e shkuar u importua nga jashtë një sasi prej 614 mijë tonësh, ndërkohë që në vend u prodhuan gati 900 mijë tonë.

Pra nëse nafta do të ishte përpunuar vend, Shqipëria jo vetëm që do mund të plotësonte të gjitha nevojat e veta, por do i tepronte edhe për eksport. Në mungesë të një rafinerie, qytetarët po paguajnë shtrenjtë lëndën djegëse, Mesatarist një litër naftë në pikat e karburanteve kushton 177 lekë. Po aq shitet edhe benzina, ndërsa gazi po tregtohet për 59 lekë.

“Shumë shtrenjtë në raport me rrogat që marrim. Në Maqedoni dhe Kosovë nafta kushton gati 1 euro. 1 mijë e 80 lekë”, thonë për A2 drejtuesit e mjeteve.

Sipas përllogaritjeve të Institutit të Statistikave, vlera e naftës bruto të prodhuar në vend vitin e shkuar shkon në gati 40 miliardë lekë apo rreth 400 milionë euro.

Pjesa më e madhe e saj shkoi në Francë Gjermani, Itali, Maltë, Spanjë dhe Britani e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat