“Në 7 tetor të hidhemi në sulm!”/ Berisha motivon demokratët: Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike

Shqipëria

“Në 7 tetor të hidhemi në sulm!”/ Berisha motivon demokratët: Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Kryedemokrati Sali Berisha ka motivuar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD të tijët, duke u bërë thirrje për “t’u hedhur në sulm kundër narkoqeverisë”.

Berisha u shpreh se në përgjigje të “deklaratave të luftës” nga ana e qeverisë, me rastin më të fundit, arrestimin e Ervin Salianjit, demokratët duhet të sulmojnë duke përdorur gjithë mjetet e mosbindjes civile.

Kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës, për përgjigjen tonë më 7 tetor”, u shpreh Berisha.

Ai vijoi duke nënvizuar se qeveria duhet të paralizohet deri në vendosjen e qeverisë teknike.

Pas të gjitha këtyre, shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm. Revolta jonë, sulmi ynë duhet të jetë në nivelin e sulmeve që na janë bërë për të na fshirë nga faqja e dheut. Ndaj edhe ne do të kalojmë në sulm. Edi Rama ka instrumente për të na burgosur, por ne me guximin e revoltën tonë, e paralizojmë anekënd vendit këtë narkoqeveri kriminale, armike e egër e lirive. Të hidhemi në sulm me të gjithë mjetet e mosbindjes civile. Kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës, për përgjigjen tonë më 7 tetor. O sot o kurrë, pa kthim mbrapa. Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike”, u shpreh ai mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat