A do marrë pjesë në aksionin opozitar pas burgosjes së Salianjit? Tabaku: PD të mos fokusohet vetëm te protestat

Shqipëria

A do marrë pjesë në aksionin opozitar pas burgosjes së Salianjit? Tabaku: PD të mos fokusohet vetëm te protestat

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 06:56
Jorida Tabaku

E ftuar në njëstudio televizive, Jorida Tabaku konfirmoi pjesëmarrjen në aksionin opozitar pas burgosjes së Salianjit që do të kulmojë me protestën e 7 tetorit.

Deputetja demokrate nënvizoi më tej se kanalizimi i mllefit kundër keqqeverisjes përmes protestave është një formë e lejuar në demokraci dhe për këtë arsye nuk ka munguar në asnjë protestë të PD.

“Unë jam bërë pjesë e çdo proteste. Jam bërë e protestave edhe në situata më të vështira të PD edhe kur grupi e partia kanë qenë të ndarë. Ka shumë arsye sot që shqiptarët të protestojnë dhe unë mendoj që ky kanalizimi i mllefit dhe inatit përmes protestës është diçka shumë e mirë”, u shpreh Tabaku.

Por në vijim, ligjvënësja e PD pati një mesazh për kupolën drejtuese të PD, kur bëri thirrje që të fokusohen edhe në përgatitjen dhe prezantimin e një programi elektoral për zgjedhjet e 2025 ndërkohë që janë angazhuar në terren duke kërkuar pjesëmarrje masive në protesta.

“Paralelisht kësaj unë mendoj se PD dhe ne të gjithë duhet të fokusohemi edhe te puna në terren. Tashmë protesta do të jetë e fokusuar në Tiranë, ndërkohë që kolegët janë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë dhe duhet të fokusohemi te puna në terren për të angazhuar të gjitha strukturat e PD për të filluar për të folur edhe për një ofertë elektorale dhe një program, ndaj duhet të ecin të dyja paralelisht”, theksoi Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat