Kryeministri Edi Rama do të vendosë sot (30 Shtator) për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit. Emri i kandidatit do t’i propozohet nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Mësohet se janë katër kandidatët potencialë për të marrë postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për Ilir Prodën, Neritan Nallbatin, Skënder Hitajn dhe Altin Menën, sipas gazetari Ilgi Çelmeta.
Ministria e Brendshme tha për News24 se emri pritet të bëhet zyrtar ditën e hënë (30 Shtator) dhe do t’i dërgohet në tryezë kryeministrit Edi Rama nga ministri i Brendshëm.
Ministri Ervin Hoxha deklaroi se emri i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit do të bëhej publik brenda kësaj jave dhe të premten do t’i propozohej zyrtarisht kryeministrit.
Por për shkak të axhendës së kreut të qeverisë jashtë vendit, emri ende s’është dërguar zyrtarisht.
Në garën për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit aplikuar 15 kandidatë, por 4 prej tyre konkretisht Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha, u përjashtuan nga gara, pasi sipas ministrit të Brendshëm nuk nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.
Në garë janë 11 kandidatë dhe emri me më shumë pikë do i propozohet kryeministrit nga ministri Hoxha.
Kandidatët në garë:
1-Adriatik Tafçiu
2-Altin Mena
3-Ardian Çipa
4-Gentjan Shehaj
5-Idajet Faskaj
6-Ilir Proda
7-Lutfi Minxhozi
8-Neritan Nallbati
9-Pëllumb Seferi
10-Rebani Jaupi
11-Skënder Hita
Kandidatët e skualifikuar
1-Shemsi Premci
2-Ibrahim Disha
3-Hajrulla Xhivini
4-Sami Rasha