“Koha kur denoncoja kanabizimin”/ Salianji ndan foton: Ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor! Thirrja për qytetarët

Shqipëria

“Koha kur denoncoja kanabizimin”/ Salianji ndan foton: Ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor! Thirrja për qytetarët

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 09:33
Ervin Salianji

Në llogarinë personale të deputetit Ervin Salianji në Facebook, është publikuar një foto e deputetit në kohën kur bënte denoncime në lidhje me atë që ai e quante “ Republikë e Narkotrafikut”.

Në postim theksohet se ky ishte fundi i shtetit ligjor në Shqipëri, ndërsa kërkohet reagim nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit.

Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut!

Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!

Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen! Bashkohu në protestë më 7 tetor”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat