Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e betimit të Vangjel Tavos, në detyrën e re të kryetarit të Bashkisë Himarë.
Pas himnit kombëtar, ceremoninë e ka çelur kreu i Këshillit Bashkiak, Dhimitër Kapaj. Së pari është vlefshmëria e mandatit të Vangjel Tavos.
Mes duartrokitjeve Tavo i është drejtuar podit ku ka kryer betimin.
“I nderuar që po i shërbej Himarës. Do të jem çdo ditë në shërbim të çdo qytetari, për të transformuar… Nuk do të jetë godinë burokratike. Destinacioni më i vizitueshëm, por dhe që të jetojmë jetën me standarde.
Himarjotët që jetojnë jashtë vendit dhe jo vetëm i kanë dyert e hapura në këtë bashki. E ftoj Këshillin Bashkiak për frymë bashkëpunimi në të mirë të Himarës“, tha Tavo në fjalën e tij.