Aksioni i opozitës pas dënimit me burg të Salianjit, demokratët bojkotojnë Komisionin e Ligjeve

Shqipëria

Aksioni i opozitës pas dënimit me burg të Salianjit, demokratët bojkotojnë Komisionin e Ligjeve

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 11:55
Aksioni i opozitës pas dënimit me burg të Salianjit, demokratët bojkotojnë Komisionin e Ligjeve

Opozita nuk ka marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve që po zhvillohet këtë të hënë.

Deputetët demokratë nuk morën pjesë edhe në Komisionin e Posaçëm të Sterilizimit dhe Check Up-it, mbledhje e cila u shty për shkak të mungesës së dëshmitarit.

Jorida Tabaku dhe Edi Paloka morën pjesë vetëm në  Komisionin e Integrimit, sipas tyre për të shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike për hapjen e negociatave me BE.

Opozita e ka nisur sot aksionin pas dënimit me burg të deputetit Ervin Salianji për veprën penale kallëzim i rremë.

“Nesër nuk marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, me përjashtim të Palokës dhe Joridës që me porosi të Kryetarit të Partisë që do të jenë tek integrimi për të shprehur qëndrimin e PD për hapjen e negociatave me BE. Ndërkohë rikujtesë për mbledhjen e Grupit Parlamentar nesër në seli në orën 15:00.”, shkruhej në njoftimin e një dite më parë të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat