“E goditi në kokë me kosore”/ Djali u dënua me 15 vite burg, babai rrëfen ngjarjen: Në dokumente ka gafa, nuk janë sqaruar detajet. Ata na kishin borxhe dhe…

Shqipëria

“E goditi në kokë me kosore”/ Djali u dënua me 15 vite burg, babai rrëfen ngjarjen: Në dokumente ka gafa, nuk janë sqaruar detajet. Ata na kishin borxhe dhe…

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 13:15
Bashkim MamushI

Sot në emision ‘’Me zemër të hapur’’ në News24 të autores dhe moderatores, Evis Ahmeti trajtohet një ngjarje e rëndë e cila zanafillën e ka vite më parë.

I ftuar në studio është Bashkim Mamushi, babai i djalit i cili është përfshirë në një konflikt.

Bashkimi rrëfen në studio se djali i tij u godit në kokë me kosore, por ende ata nuk e dinë motivin, ndonëse autorin e njohin.

Pas peripecive për gjendjen e tij shëndetësore e cila ishte dhe në rrezik, pas 3 vitesh djali i Bashkimit përballet me disa akuza se kishte tentuar të ekzekutonte me armë zjarri në një lavazh autorin i cili e kishte qëlluar më herët.

Lidhur me këtë akuzë, djali i Bashkimit prej 8 vitesh ndodhet në burg dhe ka për të kryer edhe 7 të tjera.

Por Bashkimi, rrëfen se kjo është një padrejtësi, pasi sipas tij në dokumentet që ai ka në dispozicion, ka gafa nga Policia dhe Prokuroria.

Ai shprehet se janë të paqarta detajet e ngjarjes teksa thekson se djali i tij ka qenë i shoqëruar me një vajzë, e cila nuk është thirrur të dëshmojë.

Bashkim Mamushi:

Nipin e pashë për herë të fundit kur ishte 5- 6 vjeç. Pas 2016 kemi ndërprerë marrëdhëniet me nënën e tij. Dua të paktën ta shohim një herë atë djalë.

Ma goditën djalit me kosore në 2013. Ka pësuar paralizë dhe ka probleme. Autori doli pa lagur nga drejtësia.

Unë isha i pakënaqur po  doja që gjërat të mbylleshin me aq, mjafton që nuk e çojmë më shumë.

U mbyll ky muhabet me 6 muaj burg, ai bëri vetëm 3 muaj se i fshehu këto punë policia.

Nusja ime thotë u bë ç’u bë e mbyllim tani, ata na kanë edhe lekë borxh, një teze e këtyre.

Gjatë 3 viteve ne e harruam këtë çështje, por ai e fyente djalin e shante rrugës.

Në 2016 djali shkon të marrë një birrë, në makinë ka pasur dhe një makinë dhe i thotë ikim në Kalcyrë.

Ata po luanin letra si përfundim, thotë kjo vajza kur doli Xhinua nga lavazhi ishte me pistoletë në dorë e gjuajti në ajër, djali im nuk kishte armë.

Por kjo vajza nuk ka shkuar në gjyq nuk e kanë thirrur.

Tani ky thotë më ke vënë pistoletën në kokë, por nuk është e vërtetë, se e thotë edhe ekspertiza.

Djali tjetër, iku qëlloi në ajër dhe iku pra Xhinua jo djali im.

Vajza nuk u thirr të dëshmonte, ndërsa prokuroria nuk e thotë këtë.

Unë mendoj që djali nuk e dinte që ishte Xhinua aty, gjithsesi ky djali tjetër thotë në datën 18 që ai deshi të vriste sërish, pra ka gafa këtu… njëherë në 17 njëherë në 18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat