“Ndryshuam strategji!”/ Paloka tregon arsyen e ndërrimit të datës së protestës, çfarë pritet të ndodhë më 7 tetor

Shqipëria

“Ndryshuam strategji!”/ Paloka tregon arsyen e ndërrimit të datës së protestës, çfarë pritet të ndodhë më 7 tetor

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 14:22
Edi Paloka

Edi Paloka ka treguar arsyen se përse PD ka ndryshuar datën e protestës nga 6 tetori, në 7 tetor.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, ai u shpreh se është ndryshuar strategjia e protestës.

“Ndryshim strategjia. Tjetër profil proteste ishte ajo e parashikuar për datën 6, dhe tjetër 2është ajo e datës 7.

Ajo e së dielës ishte vendosur bllokim aksesh në të gjithë Shqipërinë.

Ndërsa ajo e datës 7 tetori do të nisë nga Kryeministria e më tepër do të shtrihet në të gjithë Tiranën. Nuk do të ketë fjalime”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat