Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës.
Kryeministri Edi Rama pritet të firmosë të mërkurën emrin e drejtorit të Policisë.
Më poshtë gjeni CV e zotit Proda:
2002-2005 Akademia e Policisë
-Gusht 2005-Nëntor 2011 Komisariati Nr.3 Tiranë
-Nëntor 2011-Mars 2012 Komisariati Nr.4 Tiranë
-Mars 2012-Qershor 2013 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit
-Qershor 2013- Tetor 2013 në Policinë e Lezhës
-Tetor2013- Dhjetor 2014 Shef Komisariati Nr.2 Tiranë
-Dhjetor 2014- Shkurt 2016 Shef Komisariati Bulqizë
-Shkurt 2016 – Maj 2017 Seksioni për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
-Maj 2017- Korrik 2019 Drejtoria e Përgjithshme, Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë
-Korrik 2019 – Tetor 2021 Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë
-Tetor 2021- Mars 2023 Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan
-Mars 2023 Drejtor i Drejtorisë Vendore i Policisë së Elbasanit