LIVE: Tensione! Deputetët e PD thyejnë foltoren, opozita nxjerr jashtë karriget dhe u vë flakën

Shqipëria

LIVE: Tensione! Deputetët e PD thyejnë foltoren, opozita nxjerr jashtë karriget dhe u vë flakën

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 17:21 Përditësuar në ora: 17:28 më 30.09.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Dogjën karriget e Kuvendit, Bardhi tregon nëse deputetët e PD do të djegin mandatet

Pasi nxorën nga salla karriget dhe u vunë flakën, Gazment Bardhi tha se këtë e bënë për të treguar se ‘nuk janë aty për karriget e tyre’.

I pyetur nëse do të djegin mandatet sërish, ai tha se jo.

“Nuk jemi këtu për karriget tona! Karriget tona janë të qytetarëve.

Djegien e mandateve e bëri një herë kush e bëri dhe ishte shmangie nga bëtaja, ne nuk shmangemi nga beteja. Do na kenë përballë çdo moment”, tha Bardhi.

Përplasje në parlament, opozita nxjerr jashtë karriget dhe u vë flakën

Ka nisur me përplasje seanca plenare e mbajtur këtë të hënë. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren në shenjë proteste ndërsa kryeparlamentarja ka tentuar të vijojë seancën normalisht.

Ata kanë hedhur edhe sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.

Kjo përplasje vjen pasi deputetët e opozitës paralajmëruan se nuk do të kishte më marrëdhënie institucionale mes opozitarëve dhe mazhorancës në parlament, pas arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji.

Në ambientet e jashtme të parlamentit deputetët opozitar kanë nxjerrë karriget e u kanë vendosur flakën.

Seanca nis me kaos/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e PD bllokojnë foltoren dhe hedhin sende

Ka nisur me incidente dhe përplasje kjo seancë parlamentare.

Teksa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit për deputetin Ervin Salianji, deputetët e PD u përplasën me gardën duke thyer foltoren dhe hedhur sende.

Më pas ata morën karriget e tyre dhe dolën në ambientet e jashtme të Kuvendit, ku dhe i vendosën flakën.

Seanca plenare, deputetët e PD drejt parlamentit! Çfarë pritet të ndodhë

Deputetët e Partisë Demokratike po i drejtohen parlamentit për seancën plenare që pritet të nisë pas pak.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, deputetët e opozitës iu sallës së Parlamentit, ndërsa ende nuk dihet ‘skenari’ i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat