Kaos dhe tensione në Kuvend, mbyllet seanca plenare

Shqipëria

Kaos dhe tensione në Kuvend, mbyllet seanca plenare

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 17:34
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca plenare e kësaj të hëne siç ishte parashikuar ka nisur me tensione të shumta. Deputetët e Partisë Demokratike që në nisje të seancës u mblodhën para foltores, duke bërë kështu bllokimin e saj në shenjë proteste.

Ata gjithashtu kanë hedhur sende të forta në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila tentoi të vijonte seancën normalisht.

Protesta e deputetëve opozitar, duket se vijoi edhe në ambientet e jashtme ku ata u vunë zjarrin karrigeve të deputetëve.

Në mes të kësaj situate, socialisti Niko Peleshi kërkoi shtyrjen e seancës.

“E nderuar kryetare e seancës duke qenë se seanca nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë, kërkojmë një pushim”,-tha Niko Peleshi.

Kjo kërkesë u pranua nga Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat