PD, “zi” dhe flakë për Salianjin/ Reagon Spiropali: Kuvendi u kthye në skenë krimi, duhet marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese

Shqipëria

PD, “zi” dhe flakë për Salianjin/ Reagon Spiropali: Kuvendi u kthye në skenë krimi, duhet marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 19:06
Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar mbi djegien dhe dëmtimin nga deputetët e opozitës, të pajisjeve në sallën e seancave plenare të Kuvendit.

Në një reagim të saj në rrjetet sociale, ajo ka thënë se djegia e karrigeve dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

Sipas Spiropalit, zjarrvënia e sotme dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese.

“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar, duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qyte.tarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht, zjarrvënia e sotme dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese.

Keqardhje e thellë!”, ka shkruar ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat