Një 3 vjeçare është transportuar nga urgjenca e Sarandës drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi u përplas aksidentalisht me automjet nga babai i saj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Borsh.
Sipas burimeve policore të Sarandës, mësohet se babai i 3 vjeçares, Ilia Laba, ka qenë duke hyrë te porta e oborrit të banesës, kur ka goditur aksidentalisht 3 vjeçaren.
Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë fëmijës u konstatua se nga goditja me makinë ka pësuar goditje në organet e brendshme dhe në mushkëri, por jashtë rrezikut për jetën. Për rrjedhojë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë babai i vajzës, Ilia Laba, do të ndiqet në gjendje të lirë.