Sarandë/ Babai përplas aksidentalisht me automjet të bijën 3 vjeçare, dërgohet me helikopter drejt Traumës

Shqipëria

Sarandë/ Babai përplas aksidentalisht me automjet të bijën 3 vjeçare, dërgohet me helikopter drejt Traumës

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Një 3 vjeçare është transportuar nga urgjenca e Sarandës drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi u përplas aksidentalisht me automjet nga babai i saj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Borsh.

Sipas burimeve policore të Sarandës, mësohet se babai i 3 vjeçares, Ilia Laba, ka qenë duke hyrë te porta e oborrit të banesës, kur ka goditur aksidentalisht 3 vjeçaren.

Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë fëmijës u konstatua se nga goditja me makinë ka pësuar goditje në organet e brendshme dhe në mushkëri, por jashtë rrezikut për jetën. Për rrjedhojë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë babai i vajzës, Ilia Laba, do të ndiqet në gjendje të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat