Parlamenti “mori flakë”/ Lela: Sot u zhvillua një ndër aktet më të forta simbolike të jetës parlamentare

Shqipëria

Parlamenti “mori flakë”/ Lela: Sot u zhvillua një ndër aktet më të forta simbolike të jetës parlamentare

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 21:36
Parlamenti “mori flakë”/ Lela: Sot u zhvillua një ndër aktet më të forta simbolike të jetës parlamentare

Drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD Alfred Lela, i ftuar në emisionin Open në News 24 ka komentuar flakët në parlament dhe djegien e karrigeve nga deputetët opozitarë.

Lela tha se ky i sotmi ishte ndër aktet më të forta simbolike të jetës parlamentare gjatë gjithë demokracisë. Ai shtoi se “këmba e karriges është dekoratë, përpara sulmeve të përditshme që bëjnë socialistët”.

Alfred Lela: PS e ka kthyer parlamentin në një oborr indulgjencash. Këmba e karriges është dekoratë përpara sulmeve nën breza që bëjnë përditë socialistët. Shkelet Kushtetuta nga vendi ku mbrohen ligjet.

Çdo dhunë simbolike është e mirëseardhur, kjo është për të rikthyer demokracinë. Spiropali erdhi në parlament që të mbajë Xhaçkën, duke bërë një hile, duke e çuar në Komisionin e Venecias. Ata që dogjën karriget janë në kushtet e emergjencës kombëtare. Ka qenë ndër aktet më të forta simbolike të gjetura në jetën parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat