Logu: Sipas qelizave telefonike Olldashi, “Babalja” e Xhafa ishin në Vlorë gjatë audiopërgjimit, nuk e porositi Salianji

Shqipëria

Logu: Sipas qelizave telefonike Olldashi, “Babalja” e Xhafa ishin në Vlorë gjatë audiopërgjimit, nuk e porositi Salianji

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 22:15
Marash Logu

Avokati i PD-së Marash Logu tha se në datën 24 tetor të vitit 2017 në orën 12:50 rezulton që në të njëjtën rreze, është ora dhe data e përgjimet, në të njëjtën rreze në Vlorë ndodheshin gazetari Olldashi, Albert Veliu (Babalja) dhe Agron Xhafa.

Logu: Në datën 24 tetor të vitit 2017 në orën 12:50 rezulton që në të njëjtën rreze, është ora dhe data e përgjimet, në të njëjtën rreze në Vlorë ndodheshin gazetari Olldashi, Albert Veliu (Babalja) dhe Agron Xhafa. Ndërkohë Fredi Alizoti kur është realizuar përgjimi ishte në Fier.

Këto sipas qelizave telefonike që janë të administruara në dosje. Qelizat telefonike tregon vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë.

Olldashi nuk e kishte bërë këtë përgjime të Salianjit, por në llogari të një emisioni investigativ, sepse ka edhe një dëshmi të Ylli Rakipit. Audiopërgjimin nuk e porositi Salianji. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat