Analisti Indrit Vokshi tha se Ervin Salianji është përdorur në një lojë mes PD-së dhe PS-së për të goditur Fatmir Xhafën.
Vokshi: Mendoj se ka pasur një lojë politike për tu përdorur eksponentë të PD-së për lojëra të brendshme të PS-së. Është një lojë që ka ndodhur vazhdimisht. Mendoj se ka qenë një lojë për të eliminuar një ministër. Ky është mendimi im.
Nuk është e re këtu që opozitat dhe qeveritë i kanë çuar materiale opozitave për të goditur kolegë të tyre, si ministra dhe deputetë. E mendoj këtë gjë dhe e besoj.
Është bërë një luftë e brendshëm në PS dhe është përdorur edhe opozita. Nuk e di kush i tha garanci Salianjit se nuk do të dënohej.