Teza e Vokshit: Salianji u përdor në një lojë mes PD-së e PS-së për të eliminuar Fatmir Xhafën

Shqipëria

Teza e Vokshit: Salianji u përdor në një lojë mes PD-së e PS-së për të eliminuar Fatmir Xhafën

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 23:25
Indrit Vokshi

Analisti Indrit Vokshi tha se Ervin Salianji është përdorur në një lojë mes PD-së dhe PS-së për të goditur Fatmir Xhafën.

Vokshi: Mendoj se ka pasur një lojë politike për tu përdorur eksponentë të PD-së për lojëra të brendshme të PS-së. Është një lojë që ka ndodhur vazhdimisht. Mendoj se ka qenë një lojë për të eliminuar një ministër. Ky është mendimi im.

Nuk është e re këtu që opozitat dhe qeveritë i kanë çuar materiale opozitave për të goditur kolegë të tyre, si ministra dhe deputetë. E mendoj këtë gjë dhe e besoj.

Është bërë një luftë e brendshëm në PS dhe është përdorur edhe opozita. Nuk e di kush i tha garanci Salianjit se nuk do të dënohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat