Tetori rozë/ Rama apel grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas, kujdesuni për veten

Shqipëria

Tetori rozë/ Rama apel grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas, kujdesuni për veten

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh në rrjetet sociale drejtuar grave dhe vajzave, ndërsa tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë.

Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Me një fjongo rozë dhe me më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund të shpëtohen jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat