Gazetari Papa: Edi Rama u izolua ne New York nga administrata Biden, mister ku qëndroi një ditë pas largimit nga…

Shqipëria

Gazetari Papa: Edi Rama u izolua ne New York nga administrata Biden, mister ku qëndroi një ditë pas largimit nga…

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 10:45
Edi Rama

Gazetari i njohur, Robert Papa, që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nxjerrë detaje nga vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama në New York. Në emisionin “FOKUS”, Z.Papa ka zbuluar se kryeministri shqiptar nuk pati asnjë takim të nivelit të lartë nga amerikanët. “Foli 15 minuta i lodhur, mbase nga problemet shëndetësore. Një autoambulancë është parë në hotelin me pronarë shqiptarësh në 42 street dhe një injeksion për ta qetësuar. Nuk e ka çliruar dot nga mungesa e drejtë qëndrimit. Të vetmit amerikanë zyrtarë që takoi ishin 3 rojet secret servis mbase dhe shoferi i makinës së policisë së Nju Jorkut.

Një fletë lavdërimi që iu dha nga një (enxhio hebrenjsh) ku në bordin drejtues si këshilltare është Valentina Leskaj. Është një hipokrizi, sepse mesazhi që ka marrë nga enxhioja hebrenjve thuhet se vlerësohet  lidershipi i Ramës dhe fjalimi i tij duke mbrojtur hebrenjtë dhe kundër anti semetizmit dhe vetë hebrenjtë thonë nuk është si rasti i presidentit të Turqisë Erdogan i cili e quajti Hitler Netanyahun. Të vetmit zyrtarë në takim nga të huajt Rama pati me Erdogan.

Një takim me një grusht shqiptarësh në një sallë diku që në dukje dukej si bodrum por që mbase dhe s’ka qenë por dhe dritare nuk kishte ishte shumë pak, ai ishte brutal siç më thanë pjesëmarrësit, pa skript dhe foli si një sulltan kur nga fotot që ai nxori nuk ishin më shumë se 50 ose 60 vetë dhe Endri Fuga thoshte që ishin përfaqësues të 100 organizatave shqiptaro-amerikane nuk është e vërtetë. Të vish deri në OKB dhe ta kthesh në një vizitë turistike apo vizitash mjekësore nuk është hera e parë për Ramën. Këtë radhë nuk ka pajtuar shofer shqiptaro-amerikanë me taksitë për familjarët sepse duhet shqetësuar shumë se tha, një vit më parë këta shoferë shqiptaro-amerikanë nxorën që ai u ndalua 1 orë nga FBI në Jeffkey”, zbulon Papa.

Takimi Rama-Vuçiç

Nga ana tjetër gazetari Robert Papa ka folur edhe për një takim të mundshëm pse kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Aleksandër Vuçiç. Ai ka folur dhe për momentin kur Rama është larguar nga hoteli, ku sipas Papës është mister vendi ku shkoi. “Ndërkohë është mbyllur në hotelin në 42 street dhe më shumë janë parë biznesmenë që hyjnë e dalin nga ata që gjithmonë kafshojnë ndaj gjithkujt që vjen në post kryeministri apo presidenti në Shqipëri, është e njëjta racë. Do të veçoja dy filmime të dhëna për Fokus TV nga disa shqiptarë që ishin pranë hotelit. Çuditërisht në datën 27 një ditë përpara se ai të ikte, tek dera kryesore e hotelit me pronarë shqiptarë ku rrinte Rama me një pent’house të shtrenjtë është parë duke ecur duke shkuar drejtë derës Vuçiç dhe rojet e secret servis kanë shtrënguar duart deri këtu është video.

A hyri Vuçiç nga dera kryesore apo jo nuk kishte se si që Vuçiç të shihej atje, Rama nuk e ka bërë publike këtë.  Në videon tjetër që kam, momenti kur ai largohet nga hoteli është i vetëm, madje çuditërisht edhe pse ishte një kohë e nxehtë në temperaturë në Nju Jork mban një xhup, mbase Rama ka shkuar në një vend të ftohtë, mbase në Kanada, mbase në Paris, asnjëherë nuk tregon lëvizjet e tij. Akuza ka shumë për pastrime parash, për investime këtu, por pa i provuar nuk mund ti themi dhe këto janë agjencitë amerikane që do t’i kryejnë më shumë. Që nga koha kur Ramiz Alia vinte në OKB ka një pikë të përbashkët me Ramën sepse edhe Alia merrte me vete djalin e tij, imagjinonte sikur ta bënte Mehmet Shehu në ardhjen e vet. Zakonisht kur vinin që nga Berisha, Nano shfrytëzohej ky ‘stop’ në UE në OKB për të bërë takime me sekretarin e shtetit.

Vjet Rama ka patur takim të paktën me Yuri Kim, nëpër korridore me Viktor Janullën, si me vëllain e tij Vuçiç, kanë marrë pjesë në një intervistë mëngjesi herët Neës Max një kanal minor ku ‘Open Gay’ Grenell ka qenë si Producent dhe ishin një ditë përpara njëri dhe një ditë mbas tjetri.  Që të vish në Nju Jork, të flasësh në gjuhë arrogante, brutale ndaj vendit tënd, ndaj Kosovës dhe të jesh miqësor e vëllazëror me Vuçiç nuk e di se çfarë emri mund ti vendosim. Por ky është Rama dhe në qoftë se ke probleme shëndetësore zotëri mos ec, natyrisht mund të vij ministri i jashtëm mund të vij presidenti, fundi fundit vetë e ke zgjedhur. Kanë bërë edhe një marrëveshje, një vit të vijë presidenti një vit kryeministri, nuk e kuptoj”, shprehet Papa.

Kandili i Ramës është shuar

Nga ana tjetër, gazetari Robert Papa thotë se kandili i Edi Ramës po shuhet dhe ai po shihet nga ndërkombëtarët si një mini “Erdogan”, apo “Orban”. “Ka vende që sjellin thjeshtë ministrin e jashtëm. Dhe kryeministrat dhe ata që hyjnë e shfrytëzojnë; Meloni ishte në një darkë me Elon Musk, të paktën dhe askush nuk ka komplekse inferioriteti të nxjerrë foton për 2.3 sekonda që bëhet ceremonial me presidentin në fuqi amerikan. Nuk ke takuar Joe Biden, thjeshtë ke bërë një foto. Mund të ketë qenë i Taxhikistanit përpara teje o i Surinamit pas. Mos u habit se Taxhikistani foli përpara teje në OKB, kjo është lista gjithmonë nga fundi flet.

Do ishte alogjike që në një tryezë të organizuar nga OKB-ja fole për atë që cilësove të barazvlefshme me pushtetin e Vatikanit, pastaj kalove në një urdhër si një ide interesante por jo nga goja e Ramës. Natyrisht që delegacioni i Kosovës qe më i suksesshëm, më elokuent për të mbrojtur kauzën e tyre dhe patën takime me Xhejson Brajanin njëshin e Evropës asistent sekretaren ti nuk e pate. Vjet në atë dhomë ku është takuar Osmani me Brajanin ti u takove me Yuri Kim, përse kaq indiferente dhe e fundit fare të marrësh në një delegacion Taulant Ballën në OKB jo vetëm që është e turpshme, ofenduese por tregon që ty s’të ka mbetur asnjë besnik real edhe pse tentoi u përpoq dhe hyri tinëz i korruptuari i madh i bashkisë së Tiranës dhe u ul në rreshtin e parë.

Ka dhe këtu veprimtari të kryeministrave që sjellin të tjerë po nuk ulen në rreshtin e parë tabori i servilëve që merr me vete. Kandili i Ramës është shuar, e keni vënë re që amerikanët nuk po flasin më për Berishën ose ambasadat, pra nuk janë më kundra sepse duket qartë që nuk duan të kenë një Erdogan, një Orban në Shqipëri”, tha ndër të tjera Papa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat