Opozita vijon aksionin/ Nuk paraqitet në Komisionin e Politikës së Jashtme

Shqipëria

Opozita vijon aksionin/ Nuk paraqitet në Komisionin e Politikës së Jashtme

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 10:41
Opozita vijon aksionin/ Nuk paraqitet në Komisionin e Politikës së Jashtme

Opozita vijon me aksionin e bojkotit të komisioneve edhe këtë të martë.

Ata nuk kanë marrë pjesë në Komisionin e Politikës së Jashtme. Maxhoranca ka vijuar mbledhjen pa praninë e demokratëve.

Gjithashtu opozita ka bojkotuar edhe aktivitetin në Kuvend “Sesioni plenar i Asamblesë Parlamentare të Nismës së Europës Qendrore, CEI PD”.

Komisioni për Politikën e Jashtme, 1 Tetor 2024.

1. Miratimi i procesverbaleve të datave 25 dhe 26 qershor 2024, si dhe 3 korrik 2024

2. Miratimi i kalendarit të punimeve të komisionit, për periudhën 23 shtator – 11 tetor 2024.

3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, mbi bashkëpunimin teknik 2022, për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat