Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha propozoi ditën e djeshme, Ilir Prodën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se Shtetit.
Lidhur me këtë gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se emërimi i Prodës është emërim politik.
Ai tha se nuk beson se ka pasur garë është bërë një garë fiktive për të prodhuar emrin e Ilir Prodës që sipas tij është një emër i paracaktuar, prandaj mbetet për tu parë nëse tani ai do të jetë një zgjatim politik.
“Nuk duhet të japë çekun e tij SPAK në zgjedhjen e drejtorit të policisë. nuk besoj se ka qenë telefoni i Ilir Prodës që ka kaluar në sitën e SPAK, kanë një serë drejtues të policisë së shtetit që u është përgjuar telefoni për të kuptuar nëse kanë dekonspiruar operacionin ndaj fisit Çopjas.
Pse nuk është thënë në atë lajm që kanë qenë dhe telefoni i drejtorit të përgjithshëm të policisë në përgjim, por është ndaluar vetëm te Proda. Unë besoja dhe e kam thënë dhe më herët që Proda do jetë drejtori i ri i policisë sepse ka qenë emri i parë i lakuar dhe mendoj se është përzgjedhur për shkak të moshës së re të tij dhe nuk ka qenë një emër i anatemuar apo përlyer se ka pasur lidhje me grupet kriminale në vendet ku ka shërbyer.
Kjo ka qenë arsyeja që ka ndikuar, ka qenë kandidaturë shumë e fortë emri i tij që pa nisur gara. Problemi më i madh në këtë histori mbetet fakti që na u servir si pasojë e një procesi shumë transparent nga ministria e brendshme, por mendoj se emri i tij ka qenë i paracaktuar, mbetet për tu parë nëse do jetë një zgjatim politik i ministrisë së brendshme.
Ngjitja e Prodës ka nisur pas vitit 2013 sepse deri atëherë ka qenë pjesë e policisë së shtetit por jo në detyra të rëndësishme dhe kjo tregon dhe një përkatësi politike. Nuk mendoj se ka pasur garë, është bërë një garë fiktive për të prodhuar emrin e Ilir Prodës.”