Opozita bojkoton edhe Komisionin Hetimor të Sterilizimit, Ndreca merr drejtimin e mbledhjes: Keqardhje, por është vendimmarrje politike

Shqipëria

Opozita bojkoton edhe Komisionin Hetimor të Sterilizimit, Ndreca merr drejtimin e mbledhjes: Keqardhje, por është vendimmarrje politike

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 12:20
Plarent Ndreca

Opozita ka bojkotuar këtë të martë edhe Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check-Up.

Në mungesë të kryetares Albana Vokshi, mbledhja po drejtohet nga nënkryetari Plarent Ndreca.

Sot është mbledhja e radhës e dakordësuar edhe me kryetaren e Komisionit, edhe me përfaqësuesit e opozitës, me vendimmarrje përkatëse nga Komisioni. Ky është zbatim i vendimit për thirrjen e dëshmitarëve.

Kemi detyrimin të vijojmë mbledhjen në respekt të vendimmarrjes që kemi marrë si Komision. Me keqardhje për mosprezencë të opozitës, por është vendimmarrje politike, as nuk na përket dhe as nuk duhet ti përkasë këtij komisioni”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat