“Të shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në Kuvend”, reagon ashpër ambasada e SHBA: Akte të tilla s’kanë vend në procesin demokratik

Shqipëria

“Të shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në Kuvend”, reagon ashpër ambasada e SHBA: Akte të tilla s’kanë vend në procesin demokratik

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Ambasada Amerikane i ka bërë thirrje të gjitha palëve politike që të angazhohen në dialog konstruktiv.

Postimi i Ambasadës:

Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë.

Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat