Kaosi në Kuvend, Berisha thirrje deputetëve të PD-së: T’u dalin në ballë revoltave dhe mosbindjeve civile në të gjithë vendin!

Shqipëria

Kaosi në Kuvend, Berisha thirrje deputetëve të PD-së: T’u dalin në ballë revoltave dhe mosbindjeve civile në të gjithë vendin!

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 13:24
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, një ditë pas kaosit në Kuvend, u ka bërë thirrje deputetëve demokratë, si edhe drejtuesve lokalë e qëndrorë “t’u dalin në ballë revoltave dhe mosbindjeve civile në të katërt anët e vendit”.

Berisha theksoi se duhet t’u faktojnë shqiptarëve që “diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra”, duke shtuar se vendi sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Evropë.

Në konferencë për mediat nga arresti shtëpiak, kreu i PD-së shtoi se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë.

Sali Berisha: U bëj thirrje deputetëve të parlamenteve lokale, të bëjnë gjithçka në mosbindje civile, për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës e krimeve monstruoze.

Ftoj drejtuesit lokal e qendrorë të PD-së të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjeve civile në të katërt anët e vendit. Tu faktojmë shqiptarëve se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra.

Se Shqipëria sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Evropë, shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies, Shqipëria është vendi i të burgosurve politikë, dhe i përpjekje satanike të mafies shqiptarë e ndërkombëtare për të shkatërruar opozitën.

Shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë, do të përdorin të gjitha mjetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat