Deri tani në platformën “Deputeti që Duam” kanë aplikuar rreth 400 kandidatë për deputetë, të cilët synojnë të bëhen pjesë e fushatës elektorale në zgjedhjet e ardhshme.
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë ata që janë bërë pjesë nga brenda dhe jashtë vendit.
Kreu i qeverisë thotë se do të krijohet një skuadër e re e shoqërisë shqiptare në fushëbetejën e pranverës së ardhshme.
Reagimi i Rames
FALEMINDERIT ATYRE QË KANË TROKITUR dhe BUJRUM KUJTDO QË DO TË TROKASË
DERA ËSHTË E HAPUR
*Platforma Deputeti qe Duam, ka mikpritur në më pak se 2 muaj 392 kandidatë, nga brenda e jashtë vendit dhe nga brenda e jashtë partisë natyrisht, për një skuadër të re të shoqërisë shqiptare në fushëbetejën e pranverës së ardhshme për SHQIPËRINË2030🇦🇱 dhe për një Parti Socialiste të rienergjizuar fuqishëm, si një fuqi e re udhëheqëse drejt majës së Bashkimit Europian në vitin 2030🇪🇺
#KrenarpërShqipërinë
#VetëmPërpara
#SHQIPËRIA2030🇦🇱