Salianji kërkon liri në Gjykatën e Lartë/ Deputeti i PD kërkon pezullimin e vendimit me burg

Shqipëria

Salianji kërkon liri në Gjykatën e Lartë/ Deputeti i PD kërkon pezullimin e vendimit me burg

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 15:02
Ervin Salianji

Përmes avokatit të tij, Ledio Braho, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Lartë, ku kërkon pezullimin e vendimit me një vit burg, vendim ky që u la në fuqi nga Gjykata e Apelit pak ditë më parë

Ai u shpall fajtor për akuzën “kallëzim të rremë” për dosjen e njohur si “Babalja”.

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, opozita ka braktisur komisionet parlamentare në shenje revolte, ndërsa ditën e djeshme u bënë protagonistë të dhunës në Kuvend duke thyer e djegur karriget e tyre.

Për këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka kallëzuar 23 deputetë në SPAK për vepra të ndryshe penale, mes tyre sekretarin e përgjithshëm të PD-së Flamur Nokën dhe kreun e Grupit Parlamentar, Gazment Bardhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat