Kaosi në Kuvend, reagon ambasada Britanike në Shqipëri: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Shqipëria

Kaosi në Kuvend, reagon ambasada Britanike në Shqipëri: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Ambasada Britanike në Shqipëri ka reguar pas tensioneve ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë ku deputetët e PD dogjën karriget në hyrje të Kuvendit.

Në reagimin e saj, Ambasada Britanike shprehet se dhuna nuk ka vend në Demokraci. 

Reagimi i ambasadës Britanike në Shqipëri:

Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Ambasada britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

Ambasada Britanike dënon veprimtarinë e cila kërkon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat