“S’mu ndanë”, Monika Kryemadhi kërcen dhe “shijon” kallëzimin që iu bë në SPAK, ja kënga që ka zgjedhur të “relaksohet”

Shqipëria

“S’mu ndanë”, Monika Kryemadhi kërcen dhe “shijon” kallëzimin që iu bë në SPAK, ja kënga që ka zgjedhur të “relaksohet”

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 17:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Monika Kryemadhi ishte një nga 23 deputetët e opozitës për të cilët Policia e Shtetit bëri kallëzim në SPAK, pas akteve të një ditë më parë në Kuvend, ku u dogjën karriget dhe u dëmtuan foltorja dhe mikrofonat.

Por Kryemadhi ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të treguar sesi e pret këtë vendim, duke treguar se nuk i bën aspak përshtypje dhe se është “mësuar tashmë me kallëzime sa majtas, sa djathtas”.

Ajo ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet duke kërcyer nën tingujt e këngës “Jump” nga The Pointer Sisters.

“Gjendja ime pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”, shkruan Kryemadhi bashkangjitur këtyre pamjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat