Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka ironizuar deklaratat e qeverisë për dëmin e shkaktuar gjatë protestës së opozitës te Kuvendi, të cilin e konsiderojnë si 10 milionë e 500 mijë lekë.
“Qenkan mërzitur hajdutët e inceneratorëve, janë bërë vrer për karriget.
Me aq para i pari i sojit të tyre nuk ndërron dot as kravatat”, shkruan Noka ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Qenkan mërzitur hajdutët e inceneratorëve, janë bërë vrer për karriget.
Me aq para i pari i sojit të tyre nuk ndërron dot as kravatat.
Pasi vodhën mbi #10 miliardë #euro, (shifër kjo e konstatuar nga #KLSH) derdhin sot lotë krokodili, se helbete u shkatërrua pasuria publike.
Nuk u shkatërrua pasuria publike o hajduta! Pasurinë publike e vodhët ju.