Zjarret në Greqi, Shqipëria i vjen në ndihmë vendit fqinj me efektivë zjarrfikës dhe mjete

Shqipëria

Zjarret në Greqi, Shqipëria i vjen në ndihmë vendit fqinj me efektivë zjarrfikës dhe mjete

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez.

Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria.

Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatë.

Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore.

Dy ditë më parë, dy trupa të pajetë u gjetën në zonën e Peleponezit, të cilët mendohet se ishin vullnetarë për shuarjen e flakëve që u përhapën në Korinth me shpejtësi për shkak të erës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat