Miratohet Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, ministri Manja: Ja 128 “detyrat e shtëpisë” që duhet të kryejmë deri në 2030

Shqipëria

Miratohet Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, ministri Manja: Ja 128 “detyrat e shtëpisë” që duhet të kryejmë deri në 2030

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 13:08
Ministri Ulsi Manja

Ministri Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka njoftuar miratimin e Udhërrëfyesit për Funksionimin e Institucioneve Demokratike.

Ai njoftoi krijimin e një grupi ndërinstitucional me 43 institucione, në thelb të të cilit do të jetë transparenca, llogaridhënia dhe eficenca e këtyre institucioneve.

“128 masa. Nuk janë angazhime por detyra shtëpie që kemi marrë përsipër t’i kryejmë deri në 2030. Masa të karakterit ligjor administrativ dhe performanca.

Udhërrëfyesi i është nënshtruar një konsultimi të gjerë edhe me shoqërinë civile. Shqipëria sot në një pozicion solid në raport me anëtarësimin në BE”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat