Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit

Shqipëria

Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani thotë se Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, ministri Hasani shton se kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Hasani shkruan se Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri, teksa ripërsërit thirrjen për depërshkallëzimin e menjëhershëm.

“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, shkruan Hasani në “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat