Pas kërkesës së avokatëve të Ervin Salianjit, Gjykata e Lartë ka hedhur shortin dhe Sokol Binaj është caktuar gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen.
Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se nuk është caktuar ende data, ndërkohë që gjykata e Apelit nuk e ka zbardhur ende vendimin në të cilin deputeti Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.
Kërkesa e dorëzuar ne Gjykatë teksa Salianji është në burgun e fierit ka si objekt: Pezullimin e ekzekutimit të Vendimit Nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Avokatët e ish deputetit demokrat Ervin Salianji dorëzuan në Gjykatën e Lartë, një kërkesë për pezullimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg.
Avokatët i kërkojnë Gjykatës së Lartë të marrë në konsideratë faktin se “ që si në kohën e kryerjes së denoncimit e po ashtu edhe aktualisht ai është në cilësinë e deputetit të Partisë Demokratike, deklaratat e tij duhet të vlerësohen në funksion të përmbushjes së funksionit të tij politik dhe të lirisë së shprehjes të mbrojtura nga neni 10 i Konvetës Europiane të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta e Shqipërisë.
Në këtë kërkesë po ashtu avokatët e Salianjit thonë se “vlen të theksohet fakti se ekzekutimi i këtij vendimi, është iniciuar pa u arsyetuar, por vetëm me dispozitiv (vendim i shkurtuar), format ky që nuk njihet nga Kodi Procedurës Penale apo nga ligji, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.