Kuvendi i ndërpreu mandatin e deputetit Salianjit, KQZ njoftohet për vakancën/ Çfarë pritet

Shqipëria

Kuvendi i ndërpreu mandatin e deputetit Salianjit, KQZ njoftohet për vakancën/ Çfarë pritet

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 14:48
Ervin Salianj

Kuvendi iu drejtua me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e njofton për vakancën e krijuar pas ndërprerjes së mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Ish-deputetit të PD-së Salianji iu ndërpre mandati pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie.

Salianji mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2021 në qarkun e Korçës.

Pas ndërprerjes së mandatit të deputetit, vendin e Salianjit e zë një prej emrave të listës shumëemërore të subjektit Partia Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat