“Hakmarrja” e Gazit çon denoncim në SPAK për 73 deputetët e shumicës

Shqipëria

“Hakmarrja” e Gazit çon denoncim në SPAK për 73 deputetët e shumicës

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Pasi Policia çoi në SPAK 23 ligjvënës demokratë për incidentet në Parlament, dukshem ne nje shenje pergjigjeje, PD-ja ka hartuar një listë të saj më të gjatë me deputetë të PS-së, që i ka kallëzuar po në Prokurorinë e Posaçme.

Grupi Parlamentar i PD-së njoftoi sot se ka kallëzuar 73 deputetë të Partisë Socialiste, për dy vepra penale, sipas tyre, atë të pengimit të Ekzekuimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës, të kryer bë Bashkëpunim”.

Këllzimi i referohet votimit dy herë në Parlament, për cuarjen e mandatit të Olta Xhackës, për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Një herë socialistët votuan kundër dhe në fillim të këtij muaj pati një shumicë abstenuese, cka sërish cështja nuk shkoi në Kushtetuese, pasi shumica thote se do prese opinionin e komisionit te Venecias.

Të kallëzuar mes 73 emrave është kryesocialisti Edi Rama, ministrat dhe deputetët. Nuk eshte e qarte se per cfare spak do hetoje, pasi cfare ndodh brenda salles se kuvendit, si per shembull procesi i votimit, nuk perfshihet ne kodet penale apo te procedures penale. por ajo qe eshte e dukshme eshte se kerkesa me firmen e bardhit, duket si nje perpjekje per te barazuar hetimet penale, nen te cilen aid he 22 deputete te tjere demokrate jane vene, pasi jashte ambienteve te kuvendit, ndezen nje zjarr te madh me 23 karriket e tyre ne te cilat ulen ne parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat