Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi 24 deputetë të PD, pas trazirave të hënën në Kuvend.
Gjekmarkaj, i cili u përjashtua me 40 ditë, thotë se ky vendim është me urdhër të Edi Ramës.
“Vendimi i sotem i Zonjes “Pushka” e partise me urdher të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është defakto shuarje e Parlamentit!
Një vendim që tregon frikë, deshperim dhe urrejtje ndaj opozites! Bindja “paternaliste” se “une” kam të “drejtë” dhe bej ç’të dua, dhunoj, ndeshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shënjë e qartë e degradimit të ketij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kesaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike!
Turp per koleget kukulla të PS që kaq padënjesisht perdoren. Pushteti në çdo rast është i perkohshem, jeta më e gjatë, turpi i perjetshem! Ju lutem mos na buzeqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të perdorur.
Edhe rregullorja e dhunes e miratuar pak kohe me pare si represion ndaj opozites nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte per denime të tilla 40-60! Hakmarrje dhe jo ndeshkim sipas ligjit! Dënim pa ligj si në diktaturë!
E keni në traditen e eterve shuarjen e opozitarizmit! Shqiptaret nuk do ju lejojnë! Nga e hëna fillon perballja çdo ditë e kudo!”, deklaron ai.