Përjashtimi me 40 ditë nga Kuvendi, reagon Gjekmarkaj: Vendimi i i Zonjës “Pushka”, turp për kolegët kukulla të PS

Shqipëria

Përjashtimi me 40 ditë nga Kuvendi, reagon Gjekmarkaj: Vendimi i i Zonjës “Pushka”, turp për kolegët kukulla të PS

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 19:57
Agron Gjekmarkaj

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi 24 deputetë të PD, pas trazirave të hënën në Kuvend.

Gjekmarkaj, i cili u përjashtua me 40 ditë, thotë se ky vendim është me urdhër të Edi Ramës.

“Vendimi i sotem i Zonjes “Pushka” e partise me urdher të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është defakto shuarje e Parlamentit!

Një vendim që tregon frikë, deshperim dhe urrejtje ndaj opozites! Bindja “paternaliste” se “une” kam të “drejtë” dhe bej ç’të dua, dhunoj, ndeshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shënjë e qartë e degradimit të ketij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kesaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike!

Turp per koleget kukulla të PS që kaq padënjesisht perdoren. Pushteti në çdo rast është i perkohshem, jeta më e gjatë, turpi i perjetshem! Ju lutem mos na buzeqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të perdorur.

Edhe rregullorja e dhunes e miratuar pak kohe me pare si represion ndaj opozites nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte per denime të tilla 40-60! Hakmarrje  dhe jo ndeshkim sipas ligjit! Dënim pa ligj si në diktaturë!

E keni në traditen e eterve shuarjen e opozitarizmit! Shqiptaret nuk do ju lejojnë! Nga e hëna fillon perballja çdo ditë e kudo!”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat