Berisha: Beteja jonë është sa kombëtare, aq evropiane dhe ndërkombëtare

Shqipëria

Berisha: Beteja jonë është sa kombëtare, aq evropiane dhe ndërkombëtare

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 20:27
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi qeverinë në vend se po e ndëshkon opozitën pa të drejtë ligjore.

Në fjalën e mbajtur nga banesa e tij në Tiranë, ai tha se “pushteti në vend, i tmerruar nga revolta e deputetëve, i lebetitur nga 7 tetori që po afron, mori masa ndëshkimore dhe përjashtoi për herë të parë në historinë 32 vjeçare pluralizëm, përjashtoi 24 deputetë nga Parlamenti, ndër të cilët përjashtoi kryetarin e GP, pasi ka burgosur zëvendëskryetarin, sekretarin e përgjithshëm të PD, dhe 22 deputetë të tjerë”.

Berisha tha se janë qindra-mijëra shqiptarë të gatshëm të vërsulen kundër pushtetit, dhe t’ju rezervojnë fundin që meritojnë.

“Kjo betejë është beteja më e madhe, më fisnike, më e drejtë në Ballkan, Evropë dhe më gjerë”, tha ndër të tjera Berisha, duke e quajtur qeverinë e Shqipërisë si “mafioze” e “diktatoriale”.

Beteja dhe kauza jonë, tha ai, është sa kombëtare, aq evropiane, aq ndërkombëtare.

“7 tetori është larg, por mirëseardhtë, është radha jonë, është dita jonë, është radha e fitores. Fitore, ditore, fitore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria”, e përfundoi fjalimin Berisha.

Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar një protestë kombëtare më 7 tetor në Tiranë.

Si shkak i kësaj proteste thuhet se ka shërbyer dënimi me 1 vit burgim i ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Ndërkaq, pas mbledhjes së të mërkurës (2 tetor), Sekretariatit të Etikës të Kuvendit të Shqipërisë, është vendosur që 3 eksponentë të Partisë Demokratike të përjashtohen 60 ditë nga Parlamenti.

Përkatësisht, të përjashtuar janë kreu i grupit të PD, deputeti Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, deputeti Flamur Noka dhe deputeti Bledion Nallbati, raporton TV Klan.

Ndërkohë janë përjashtuar me nga 40 ditë 20 deputetët e tjerë. Edi Paloka është i vetmi nga lista e 24 emrave që është “ndëshkuar” me 10 ditë përjashtim.

Kujtojmë se në seancën e ditës së hënë të kësaj jave, opozitarët dogjën karriget jashtë ambienteve të Parlamentit. Ishin Noka dhe Nallbati ata që i spërkatën karriget me benzinë dhe më pas ua vunë flakën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat