Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka reaguar pasi Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi 24 deputetë të PD, pas trazirave të hënën në Kuvend.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Sula shkruan se ky vendim nuk i tremb demokratët për të vijuar betejën në Parlament dhe në sheh.
Ndër të tjera demokrati thotë se mazhoranca ka frikë të përballet me opozitën, duke përjashtuar për më shumë se një muaj deputetët na Kuvendi.
“Mazhoranca socialiste tregoi edhe njëherë se sa frikë e ka opozitën duke përjashtuar për më shumë se një muaj deputetët e saj nga Kuvendi.
Ky akt provon se mazhoranca ka frikë të përballet me opozitën, ka frikë kur ligjvënësit e opozitës denoncojnë aferat e korruptive dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.
Ne jemi te zgjedhur të qytetarëve shqiptarë dhe si të tillë do të vijojnë të përçojmë zërin e tyre, pasi gjatë drejtim të kësaj qeverie ata janë lënë në harresë.
Ky vendim as nuk na tremb dhe as nuk na step për të vijuar betejën në Parlament dhe në shesh, për të kthyer shtetin ligjor dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.
Kur kjo ndodh me një deputet që përfaqëson minimalisht 10 mijë qytetarë, e kuptoni çfarë ndodh me një qytetar të vetëm?!
Tani nuk ka asnjë surprizë për neve. Kur kontrollohen gjykatat dhe dënohet nje deputet me 1 vit burg për një gjë te pandodhur, sigurisht e dimë qe sa ti vij mundësia kjo mazhoranca na do te shkrire. Por i kane bere llogarite gabim!”, shprehet Sula.