U përjashtua pa qënë në parlament/ Paloka: Pa faj edhe të burgosin kur je armiku. S’kemi zgjidhje tjetër veç luftës

Shqipëria

U përjashtua pa qënë në parlament/ Paloka: Pa faj edhe të burgosin kur je armiku. S’kemi zgjidhje tjetër veç luftës

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 21:26
Edi Paloka

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas dënimit me përjashtimin e tij me 10 ditë nga parlamenti me urdhër të Edi Ramës, pasi Grupi Parlamentar i PD protestoi në kuvend duke djegur karriget në shenjë simbolike për burgosjen e Ervin Salianjit.

Më skandalozja e këtij përjashtimi qëndron në faktin se Paloka nuk ka qënë fare në parlament në momentin kur kolegët e tij kanë protestuar dhe përsëri Komisioni i Etikës ka marrë këtë vendim.

‘Unë nuk isha fare në Parlament kur u hodh podiumi, as kur u nxorrën karriget jashtë, as kur u dogjën, as…Për një arsye të caktuar, unë nuk isha fare kur ndodhën të gjitha këto. Edhe kur hyra në sallë, thjesht qëndrova në këmbë pa bërë ASGJË!’, shkruan Paloka në Facebook.

Paloka thekson se ‘ky quhet “dënim i butë”  dhe me të drejtë sepse këta pa bërë asgjë, pa asnjë faj edhe të burgosin kur ti je armiku. Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjetër veç luftës’.

Postimi i plotë:

Denim “i bute”…!

Ç’ne ?-me pyeten gazetaret duke e ditur qe deri tani une kam qene deputeti me “i denuar” ne ate Parlament.

Nuk jane aq te keqinj ata -ju thashe

Ja mua vetem me 10 dite me perjashtuan!

Ka vetem nje problem “te vogel” ne kete rast : une ne fakt ne ate seance nuk bera ASGJE!

Une nuk isha fare ne Parlament kur u hodh podiumi, as kur u nxorren karriget jashte, as kur u dogjen, as…

Per nje arsye te caktuar, une nuk isha fare kur ndodhen te gjitha keto. Edhe kur hyra ne salle, thjeshte qendrova ne kembe pa bere ASGJE!

E te gjithe kete ata e kane pare edhe ne kamera ( se na i kane cuar edhe ne pamjet). Pra e dijne shume mire qe une ate dite nuk bera ASGJE!

Por pavarsisht kesaj “u denova” !

E ky quhet “denim i bute”  dhe me te drejte sepse keta pa bere asgje , pa asnje faj edhe te burgosin kur ti je armiku. Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjeter vec luftes. Rruga tjeter eshte te rreshtohemi si dele e te presim kur te na vije rradha ashtu pa bere ASGJE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat