Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita, ja çfarë thotë ish-ministri i Brendshëm

Shqipëria

Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita, ja çfarë thotë ish-ministri i Brendshëm

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 23:44
Ilir Proda

Pas miratimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda nga Këshilli i Ministrave, ka ardhur një reagim edhe nga opozita.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se sot në Shqipëri është emëruar nga krimi i organizuar drejtori i ri i bluve të vendit.

Mes rreshtave, duke e quajtur si “Policia e Narkoshtetit”, për Nokën kjo strukturë tashmë do të ketë në krye të saj një person të zgjedhur drejtpërdrejt “nga koordinatori i qeverisë me krimin e organizuar, Ergys Agasi”.

“Nga sot në Shqipëri krimi i organizaur emrëon drejtorine përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I përzgjedhur drejtpërdrejt nga koordinatori i qeverisë me krimin e organizaur, Ergys Agasi. Nga sot quhet Policia e Narkoshtetit.”

Ilir Proda është tashmë zyrtarisht Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas propozimit nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, Proda mori këtë të mërkurë miratimin nga Këshilli i Ministrave.

Ishte vetë ministri i Brendshëm ai i cili bëri publik lajmin në një deklaratë për media. Hoxha njoftoi se së shpejti do të nisin dhe konkurrset për sa i përket drejtuesve të policisë në nivel lokal.

Karriera e Ilir Prodës nisi në vitin 2005, pas përfundimit të Akademisë së Policisë.

Fillimisht, ai punoi si specialist i Policisë Kriminale në Komisariatet 3 dhe 4 në Tiranë deri në vitin 2012. Më pas kaloi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në sektorin për hetimin e krimeve, ku ka punuar për shumë vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat