Shpërthim tritoli në Krujë

Shqipëria

Shpërthim tritoli në Krujë

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Krujë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 të qytetit. Lënda eksplozive ishte vendosur në derën e banesës së qytetarit B.K.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat