“Mos prek me dorë”, tensionohet situata, deputetët e opozitës përplasen me gardistët

Shqipëria

“Mos prek me dorë”, tensionohet situata, deputetët e opozitës përplasen me gardistët

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 09:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës në hyrjen anësore të Parlamentit. Situata u tensionua kur, siç duket në pamje, ka shkuar për të hyrë në Parlament ministri i Financave Petrit Malaj.

Punonjësi i Gardës që shoqëron ministri tentoi të hapte rrugën e bllokuar prej deputetëve të opozitës.

Por në këtë moment, deputetët opozitarë u përplasën me të dhe punonjës të tjerë të Gardës.

 Shumica e deputetëve të opozitës nuk lejohen të hyjnë në Parlament për shkak se janë përjashtuar nga Këshilli i Etikës.

Për pasojë, ata kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe nuk lejojnë të hyjnë brenda as ministrat dhe deputetët e mazhorancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat