Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka shkuar në ambientet e Presidencës ku do të takohet me kreun e shtetit Bajram Begaj.
Këto janë edhe momentet kur automjeti i kryeparlamentares Spiropali hyn në Presidencë.
Zyrtarisht nuk dihet arseyja e vizitës së Spiropalit në Presidencë.
Por burime për Klan News kanë bërë të ditur se besohet që Spiropali do të bisedojë me Begajn për zhvillimet aktuale politike, në kushtet kur në horizant janë zgjedhjet parlamentare dhe opozita ka nisur protestat dhe mosbindjen civile.