Korçë/ Rritet çmimi i druve me afrimin e dimrit, qytetarët: Nuk i përballojmë dot kostot!

Shqipëria

Korçë/ Rritet çmimi i druve me afrimin e dimrit, qytetarët: Nuk i përballojmë dot kostot!

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Për banorët e Korçës ngrohja me dru është e vetmja mënyrë për të përballuar temperaturat e ulta gjatë dimrit, por rritja e çmimit të tyre gjatë viteve të fundit e ka bërë të papërballueshme koston.

Banorët thonë se është e patolerueshmje rritja e tyre, ndërsa ka edhe nga ata që thonë se nuk i kanë siguruar ende ose kanë siguruar vetëm gjymat.

Qytetarët ankohen se me afrimin e stinës së dimrit çmimi i druve ka pësuar rritje, ndërkohë që kjo situatë sa vjen e përkeqësohet.

Më të prekurit janë pensionistët, të cilët thonë se lekët për të siguruar drutë i kanë kursyer nga pensioni, por ka edhe nga ata që thonë se këtë dimër do ta kalojnë pa ngrohje për shkak të pamundësisë për të blerë dru apo paguar energjinë elektrike.

Aktualisht në pikat që tregtojnë lëndën drusore në qytetin e Korçës, një kubik dru ahu shitet 20 deri në 22 mijë lekë të vjetra, ndërsa një metër sterë kushton 55 mijë lekë.

Ndonëse ngelet një çmim i lartë dhe i papërballueshëm, banorët detyrohen t’i blejnë edhe në këtë periudhë duke qenë se banorët në Korçë ngrohen me dru por ka edhe nga ata që furnizimin me lëndën drusore e bëjnë gjatë verës për të shmangur këtë rritje çmimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat