Dogji me benzinë bashkëshorten, merr fund arratia, kapet 45-vjeçari në Korçë

Shqipëria

Dogji me benzinë bashkëshorten, merr fund arratia, kapet 45-vjeçari në Korçë

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 12:56
Bledar Trëndafili

Pas një muaj kërkimesh kapet nga policia Bledar Trëndafili i cili dogji me benzinë bashkëshorten e tij me të cilën ishin në proçes divorci.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se Trëndafili u kap nga policia në qytetin e Korçës ndërsa si ngjarje është regjistruar në datën 3 gusht.

Që nga momenti i arrestimit autori nuk ka deklaruar asgjë ndërkohë sipas burimeve Trëndafili gjatë gjithë këtij muaji ishte fshehur në zona të ndryshme të qarkut, por vetëm sot pasi autori ka shkuar në lagjen 4 të qytetit ëahtë mundur të bëhet arrestimi i tij.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej muajsh jetonin të ndarë. 45-vjeçari për dëshmitarët njihej si një person i cili konsumonte shpesh alkool dhe manifestonte sjellje agresive.

31-vjeçarja në momentet e para të ngjarjes, ka marrë ndihmën e parë nga një fqinje, e cila ndërhyri duke i larguar rrobat e përfshira nga flakët dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në QSUT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat