Idajet Beqiri: E do vendin në tym e flakë. PD, organizatë terroriste

Shqipëria

Idajet Beqiri: E do vendin në tym e flakë. PD, organizatë terroriste

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 23:47
Avokati Idajet Beqiri

Avokati Idajet Beqiri e cilëson një turp, kallëzimin e Gazment Bardhit për deputetët e mazhorancës, pasi sipas tij, nuk kemi të bëjmë me vepër penale.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Beqiri u shpreh se Berisha është Hamasi i Shqipërisë. Sipas Beqirit, Berisha ka pasur lidhje me grupin militant, pasi në vitin 1994 është takuar me Osama Bin Laden.

Beqiri shtoi se Partia Demokratike është organizatë terroriste.

“Është kallëzim penal që ëhtë për turpin e Gazment Bardhit, se e heq veten për jurist. Edhe në kohën e Enverit nuk kishte kallëzime kolektive. Por jo për gjëra të këtyre përmasave. Nuk ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Çfarë do ekzekutosh këtu? Të bësh kallëzim, aq më shumë për gjithë deputetët, sa ta marrë SPAK, të nesërmen që protokollohet, del mosprocedim, sepse nuk ka vepër penale. Po bëjnë problem se po na burgoset Salianji. Salianjin nuk e ka burgos Parlamenti, qeveria, por pushteti gjyqësor. Këtë inskenim e bënë Berisha me Metën, donin të krjijonin krizë artifdiciale që të binte qeveria. Salianji vajti mish për top, e mashtruan se do e bënin ministër të Brendshëm. E bënë si PD këtë krim, duan ta bëjnë kazuz për t’i vënë flakën parlamentin. Po të ishte problemi i Slaianjit, do ishte gjëja më e vogël dhe e parëndësishme. Problemi kapital kyç, është që Shqipëria ka konferencën e dytë ndërqeveritare me BE. Berisha me klanin e tij, gjithmonë e kanë përdorur në çaste historike, gjithmonë kanë bërë tollovi. U anulua data, kjo është, ne kemi thënë vazhdimisht, kemi të bëjmë me një organizatë terroriste. Nuk kemi të bëjmë me opozitë, i pëlqejnë akte terroriste. Berisha, edhe me Hamasin ka lidhje. I ka pasur herët. Berisha ka sjellë Bin Laden në Shqipëri, në prill të 1994. Bin Laden dhe Berisha krijuan këtu, bënë 600 mercenearë muxhahedinë, terroristë, i përgatitën këtu, i donte  edhe për të mbajtur pushtetin me dhunë. U desh ardhja në pushtet të socialistëve, 109 nga këta të rrezikshmit u arrestuan. 6 prej tyre, gjykata i dënoi me vdekje.

Këta mbaheshin nga Berisha. Berisha e do gjithmonë ta mbajë vendin në zjarr, në flakë. E bën me Flamur Nokën, i betuar sa s’ka më. Për çfarë u arratis në 1991? Pse u fut në territorin e Serbisë? Çfarë lidhje ka me Myrteza Shvinksit? Çshtë nipi i tij apo nuk është? Myrteza Shvinksi ishte gjeneral i shërbimti sekret serb. Flamur Noka, duhet të shpjegojë, a u takua me të? Çfarë lidhje ka me Rexhep Beqën? Ato 40 ditë që ndenji në burgun e Prizrenit çfarë kanë biseduar? Si u bë roja i PD dhe ministër i Brendshëm? Këto janë çmendurira që ndodhin në vendin tonë. E çoi në datën 7, për të thënë që unë jam Hamasi i Shqipërisë. Në datën 7 do djegë goma, e do Shqipërinë tym e flakë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat